”Nuk po e kuptoj pse kjo tallje e Prokurorit me mediat”, reagon Koci pas konferencës së Prokurorit për vrasjen në Gllogjan

Në një emision në ATV, avokati Arianit Koci ka komentuar konferencën e Prokurorit nga Peja.

Në këtë konferencë Prokurori Kurmehaj nuk ka pranuar që të i bëhet asnjë pyetje, prandaj sipas Kocit kjo është një tallje e prokurorit.

“Nuk po e kuptoj pse kjo tallje e Prokurorit me mediat e publikun, Pse u desht kjo konferencë”, ka thënë Koci.

Ai ka thënë që nuk ka pasur nevojë që të dalë nëse nuk ka dashur të thotë më shumë se kaq.