Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet për shitjen e derivateve për ditën e martë, ku nuk ka ndryshime me çmimet e një dite më parë.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.79 euro për litër, i gazit me 0.78 euro kurse benzina sot tregtohet me 1.76 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së hënës dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.