Luiz Ejlli është njëri nga banorët e Big Brother VIP Albania që ka fituar zemrat e publikut që me hyrjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ndonëse përfshihet në debate me të gjithë konkurrentët dhe ngacmon ata, ai po pëlqehet mjaft shumë për karakterin e lojën që po bën. Këngëtari nga Shkodra kur hyri në BBVA nuk kishte të hapur asnjë rrjet social dhe këtë e ka përmendur shpesh me banorët.
Por, artistit i është hapur një faqe në Instagram që menaxhohet nga familja e tij dhe po në atë po merr mbështetje të madhe.
Akoma pa u bërë fiks një muaj, Luizi ka grumbulluar 300 mijë ndjekës në llogarinë e tij tashmë personale në Instagram.
“Mirënjohje për publikun më të mirë në botë”, është shkruar në postimin e shpërndarë për të falënderuar ata që e përkrahin Ejllin.