Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga pozita i kanë thënë jo një tërheqjeje të re nga Trusti. Të enjten me 55 vota kundër dhe 42 pro është rrëzuar iniciativa e qytetarëve që të lejohet tërheqja e deri 30 për qind të mjeteve.
Kundër ishin deputetët e pozitës. Pas dështimit, deputetët e opozitës lëshuan sallën.
Projektligji me të cilin kërkohej të tërhiqej një pjesë e trustit pati shkuar në Kuvend nëpërmjet peticionit me mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve.