Pas raportimeve që Kryeministri Kurti pritet të takohet javën e ardhshme me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel, ka reaguar Qeveria e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka mohuar se pritet të ketë një takim të tillë.
Ai ka thënë për “Gazeta Blic” se nuk do të ketë një takim mes Kryeministrit Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, por që do të ketë vetëm një vizitë zyrtare në Bruksel.
“Kryeministri Kurti do të ketë një vizitë zyrtare në Bruksel , nga mesi i javës së ardhshme ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë takim mes Kryeministrit Kurti dhe zotit Vuçiq” tha Kryeziu.