Nuk ka shtrenjtim të ngrohjes

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar strukturën tarifore për konsumatorët e Termokos-it për sezonin ngrohës 2023/2024.

“Bazuar në stukturën tarifore tanimë të miratuar, edhe këtë sezon ngrohës NP ’’Termokos” do të vazhdojë faturimin me tarifat e deritanishme 0.76 euro plus TVSH për subjektet banesore dhe 0.95 euro plus TVSH për konsumatorët afarist dhe institucional”, thekohet në njoftim.

Termokos-i vazhdon të mbetet edhe më tutjet alternativa më e lirë, më e sigurtë dhe më cilësore ngrohëse për mbi 20 mijë konsumatorët aktual dhe mijëra të tjerë, për të cilët do të fillojë furnizimi me ngrohje për herë të parë gjatë këtij sezoni.