Një punonjëse e administratës, në një zyrë postare në Ukrainë, nuk i shërbeu një gruaje, sepse kjo e fundit nuk kishte vendosur maskë mbrojtëse. Mirëpo gruaja ka reaguar, ka ulur pantallonat, ka hequr të brendshmet në sy të të gjithëve dhe më pas i ka vendosur ato në vend të maskës.
E gjithë skena është regjistruar nga një kamër sigurie, në të shihet punonjësja e postës dhe qytetarja që ishte në pritje për të marrë shërbimin. Por, duke qenë se qeveritë kanë urdhëruar që në ambientet e mbyllura njerëzit duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza, punonjësja e postës nuk i ofroi shërbimin e kërkuar qytetares.
E indinjuar nga ky “diskriminim”, gruaja ul pantallonat, heq të brendshmet dhe i vendos në kokë për të marrë atë çfarë kërkonte. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.








