Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) po planifikon që pas një periudhe të gjatë për më shumë se 30 vjet të fillojë ndërtimin e objekteve afariste-banesore.
Sipas drejtuesve të ndërmarrjes, nga të hyrat momentale prej 1.2 milion euro pas ndërtimin të këtij objekti ato do të mbërrijnë në mbi 5 milionë euro.
Hajdar Hoxha, kryeshef ekzekutiv, ka sqaruar në një konferencë për medie se momentalisht nga qerja inkasojnë vetëm 37 mijë euro, por që planifikojnë që pas përfundimit të këtij projekti inkasomi të mbërrijë në 3.9 milionë euro.
Edhe pasuria e ndërmarrjes do të rritet tha ai, nga 80 milionë në 120 milionë euro, raporton EO.
“Qe 30 vjet nuk merrte me ndërtim dhe e ka reduktuar veprimtarinë vetëm të lokale me qera, por edhe ky aktivitet ka pasur probleme. Për ta rikthyer ndërmarrjen duke synuar që të jetë lider i ndërtimit kemi filluar projektin e ndërtimit, që nga ky vit ky projekt ka marrë epilog”.
“…ndërmarrja do t’i rris në katër herë më shumë. 37 mijë euro nga qeraja, me finalizimin e këtij projekti do të jenë 3.9 milionë euro”.
“Ndërmarrja momentalisht 1.2 milion të hyra, do të rriten në mbi 5 milionë. Nga 80 milionë në 120 milionë pasuria do të rritet me këtë investim”, .
Përderisa Dren Kukaj, drejtori i Mirëqenies Sociale, njëherit edhe aksionar në këtë kompani tha se kur e kanë marrë në menaxhim kompania ka pasur 4 milionë euro borxhe dhe se paga minimale ka qenë 250 euro, raporton EO.
Me udhëheqjen e duhur sipas tij, tash ndërmarrja gjeneron me 1 milion euro fitime dhe pagë minimale 400 euro e 300 të punësuar.
“Ka qenë ndërmarrje me 4 milionë humbje, e tash gjeneron 1 milion euro fitime, paga ka qenë 250 e tash është 400 euro dhe të punësuar janë 300 persona”.
“50 mijë qytetarë jetojnë në kushte të mira pas rinovimeve të bëra në banesat kolektive”.