Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, është mjaft aktive në rrjetet sociale, e sidomos në Instagram, të cilën e shfrytëzon për të qëndruar afër fansave të saj.
Këngëtarja ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikore, ajo arrin të jetë në qendër të vëmendjes dhe e komentuar për paraqitjet e saj plot stil.
E njohur për stilin unik që ka, Nora nuk zhgënjen asnjëherë me paraqitjet, ashtu siç ka ndodhur edhe këtë herë.
Nora postoi disa imazhe për 1.1 milionë ndjekësit e saj, në të cilat shihet e veshur me një palë xhinse, bluzë të gjerë ngjyrë gri nën të cilën theksoi belin e hollë dhe linjat joshëse, ajo kompletoi dukjen me një palë taka të larta.
Ndërkohë, Nora e cila është nënë e një vajze, gjatë sezonit që lamë pas ka qenë e angazhuar me mbrëmje të ndryshme muzikore.
Kënga e saj e fundit erdhi në bashkëpunim me reperin Gjiko dhe Melindën, “Ay Caramba” e tre artistëve u mirëprit nga adhuruesit e tyre dhe deri tani ka mbi 15 milionë klikime.