Nora të mërkurën solli këngën e fundit për këtë vit.
Bëhet fjalë për artisten Nora Istrefi, e cila lansoi projektin e ri “Me ty” në bashkëpunim me Cricketin dhe Geskon.

Ky duet u mirëprit nga fansat e publiku dhe që në fillim mori komente mjaft pozitive.

Zeshkania së fundmi ka shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa imazhe nga prapaskenat e këtij klipi.

Disa fotografi ku shfaqej provokuese në fustanin e zi duke vënë në fokus linjat trupore.