Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, gjatë ditës së enjte ka festuar ditëlindjen e pestë të vajzës së saj, Renee.
Me këtë rast ajo kishte organizuar një ndejë të vogël familjare, ku të ftuar kishte plot miq si dhe babain e Reneesë, njëherësh ish-bashkëshortin e saj, Robert Berishën.
Nora ishte e kujdesshme për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke ndarë me ta disa fotografi nga festa e zhvilluar të enjten në shtëpinë e saj luksoze, në lagjen “Marigona.
“Urime ditëlindja dashuria e jetës së mamit, s’po më besohet që i ke mbush pesë vjet sot, faleminderit Zot për dhuratën më të bukur që ekziston. Nuk kisha ditë me kërkua më shumë. Personi i vogël i preferuar i imi”, shkroi Istrefi në mbishkrimin e disa prej fotografive.
Më pas, ajo publikoi edhe disa fotografi të tjera nga festa, ku shihej me të ftuarit, ndër ta edhe motrën e saj, Erën dhe nënën e saj, Suzana Tahirsylajn.
Nora jeton e vetme me bajzën në shtëpinë e saj në periferi të kryeqytetit, teksa Roberti prej kohësh është zhvendosur në një apartament të ri në Prishtinë. /Telegrafi/