Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Nora Istrefi, po shijon disa ditë pushimi.
Artistja, e cila gëzon një karrierë të gjatë muzikore, ndodhet në pushime së bashku me vajzën e saj, Renee.
Ajo me këtë rast nuk ka munguar me disa fotografi në rrjete sociale në bikini si dhe të vendit, të cilit nuk ia ka zbuluar lokacionin.

Dukjen e ka kompletuar me një fund të shkurtër transparent dhe një palë syze dielli.

Pushimet e Istrefit vijnë pas një vere të ngarkuar me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.
Pavarësisht viteve në skenë, ajo i ka qëndruar besnike stilit të saj muzikor që nga fillimi.