Ai është njëri prej reperëve më të suksesshëm në trojet shqiptare dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.
Fjala është për artistin Rigels Rajku, i cili për publikun njihet me emrin artistik si Noizy.
I njëjti është pjesë e estradës prej shumë vitesh, gjersa ka realizuar projekte e hite të mëdha ndër vitesh.

Për punën e bërë deri më tani, 34 vjeçari është shpërblyer me një dhuratë nga platforma YouTube.
Në një imazh të hedhur në InstaStory, reperi thotë se u befasua pasi arriti një milion abonime në po të njëjtin kanal.
“Faleminderit për një milion abonues”, ka thënë ai.