Njëri nga zyrtarët e arrestuar është kryeinspektori i Ministrisë, Bedri Halimi

Një nga zyrtarët e arrestuar në aksionin e sotëm në kuadër të rastit “Brezovica” është kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi.

Dy zyrtarët e Ministrisë janë arrestuar nën dyshime për marrje ryshfeti, ndërsa burime të KOHËS kanë njoftuar se po bëhet fjalë për ndërtimin e një ure në zonën e ndaluar. Policia i ka marrë lejet ujore të lëshuara për hidrocentralin “Brezovica”. Në total janë arrestuar 7 persona në aksionin e sotëm të zhvilluar në 10 aksione.

Bedri Halimi është parë duke dal nga objekti i Ministrisë i shoqëruar nga Policia.