Personat që janë rritur në familje të qëndrueshme dhe të lumtura shpesh tregojnë stabilitet emocional dhe pjekuri në moshë madhore. Sjellja e tyre në situatat e përditshme reflekton ndikimin pozitiv të edukimit, gjë që i bën ata më rezistent ndaj stresit, më empatikë dhe më të sigurt.
Por cilat janë shenjat që tregojnë se dikush ka pasur një fëmijëri të lumtur? Këtu janë disa karakteristika që mund të tregojnë një dinamikë të shëndetshme familjare, sipas hulumtimit.
Nuk mërziten për gabime të vogla
Njerëzit që janë rritur në një shtëpi të lumtur nuk lejojnë që gabimet e vogla t’i shqetësojnë. Ata e kuptojnë se gabimet janë të nevojshme për zhvillim dhe ndryshim. Ata ndoshta janë mësuar nga prindërit e tyre të pranojnë dështimin, duke e parë atë si një hap drejt suksesit, për aq kohë sa kanë mësuar prej tij.
Ata janë të sjellshëm me të huajt
Njerëzit që janë rritur në një shtëpi të lumtur nuk dinë të sillen keqdashës me të tjerët. Prindërit e tyre gjithmonë i mësonin ata të “vinin veten në vendin e të tjerëve”.
Këta prindër nuk kishin frikë të diskutonin tema të vështira me fëmijët e tyre, duke folur hapur për vështirësitë me të cilat përballen shumë, transmeton Klankosova.tv.
Kjo mënyrë e të menduarit ndikon në mënyrën se si fëmijët e rritur ndërveprojnë me njerëzit në jetën e përditshme. Në vend që të injorojnë një person në nevojë, ata janë të parët që ofrojnë ndihmë.
Sipas një studimi të vitit 2022, mirësia i lidh njerëzit me njëri-tjetrin. Pjesëmarrja në aktet e mirësisë krijon lidhje shoqërore përmes marrëdhënieve me të tjerët. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se mirësia është një parashikues i mirë i mirëqenies së përgjithshme dhe madje mund të lehtësojë simptoma të tilla si ankthi dhe depresioni, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Janë të sigurt
Një tjetër shenjë se njerëzit janë rritur në një shtëpi të lumtur është vetëbesimi i tyre. Njerëzit me vetëbesim ndoshta kishin prindër që ndihmuan në ndërtimin e ndjenjës së tyre të vetëvlerësimit.
Një studim zbuloi se vetëbesimi është çelësi në mënyrën se si fëmijët komunikojnë me prindërit e tyre. Studiuesit kanë zbuluar se vetëbesimi vepron si një shtytës për ndërveprime pozitive dhe mirëqenie emocionale. Kështu, prindërit që inkurajojnë fëmijët e tyre jo vetëm që rrisin vetëvlerësimin e tyre, por edhe përmirësojnë marrëdhënien me ta.