E keni vënë re që çdo gjë që vesh Luana, duket yll! E kuqe, e zezë, një ngjyrëshe, shumëngjyrëshe, të shkurtra apo të gjata.
Kjo sigurisht për shkak të fizikut.

Beli hollë, këmbët e gjata. Sot, në puntatën e dytë të Shiko Kush Luan, ka zgjedhur ngjyrën jeshile. Një fustan me mëngë të gjata, dhe rrip të gjerë të zi në mes, që i nxjerr më shumë në pah linjat.
Prej kohësh, moderatorja qëndron te biondja. Në krahasim me shkuar, modeli i flokëve kësaj here është ndryshe.


Jo më të lëshuara, por të mbledhura pjesërisht, që bashkë me fustanin, bëjnë kombinimin perfekt. Luana duket gjithmonë yll, por sot më shumë se çdo herë!