Kampionati Evropian i Futbollit fillon sonte dhe tifozët nga e gjithë bota janë vërshuar drejt Gjermanisë.
Magdalena Keskic, një nxitëse e tifozëve që tërhoqi vëmendjen në Kampionatin Botëror 2022 në Katar, u lajmërua gjithashtu në rrjetet sociale.
Ajo ka pozuar me tre shiritat e flamurit kroat në faqen e saj dhe ka treguar thonjtë e saj të dizajnuar posaçërisht për kampionatin.
Meqë ra fjala, Luka Modriq është futbollisti i saj i preferuar – tek i cili ajo ka shpresa të mëdha se do ta çojë Kombëtaren Kroate sa më përpara.
“Kam dy bileta për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Kërkesa ishte e madhe”, shkruan Magdalena me postimin e saj.
Kujtojmë se Keskic u bë e famshme brenda natës në Doha për shkak të pamjes së saj dhe veshjeve tifoze me të cilat erdhi për të mbështetur Kroacinë në Kupën e Botës. Më pas ajo tregoi se nuk e priste një dozë të tillë popullariteti ku gjoja e kishin vënë re edhe disa lojtarë kroatë.
Gjermanja me rrënjë nga BeH (babai i saj është nga Kupres) shumë shpejt u gjend në fokusin e mediave të huaja, e veçanërisht tërhoqi vëmendjen e kroatëve, të cilët shpejt u kuptuan se tifozja e tyre e preferuar – Ivana Knoll, kishte fituar konkurrencën. /Telegrafi/