Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020.
Në familjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka të hyra mujore mbi 2 mijë e 600 euro neto.
Vitia për vitin e kaluar, ka raportuar të hyra mujore nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, 1 mijë e 151 euro e 92 centë neto.
Ndërsa, bashkëshortja e tij ka të hyra nga puna në spitalin “Fati im” 1 mijë e 500 euro neto.
Si pasuri të paluajtshme, Vitia ka raportuar një shtëpi të trashëguar me sipërfaqe 250 metra katror me vlerë 150 mijë euro dhe një truall me sipërfaqe 15 ari po ashtu të trashëguar, me vlerë 250 mijë euro.
Vitia ka një veturë Mazda të cilën e ka blerë nga kursimet dhe huamarrja në vitin 2013 me vlerë 12 mijë euro, dhe një veturë Suzuki të cilën e ka blerë me kredi bankare në vitin 2018 me vlerë 15 mijë euro.
Ministri ka deklaruar 6 mijë e 523 euro e 29 cent para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare dhe 2 mijë e 488 euro e 71 centë para të gatshme të bashkëshortes.
Vitia ka raportuar 20 mijë euro kredi bankare në emër të bashkëshortes dhe 2 mijë e 500 euro huadhënje po ashtu në emër të bashkëshortes.