15 pacientë janë shëruar të martën nga koronavirusi dhe një rast i ri është konfirmuar me koronavirus ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Nga 211 mostra të testuar rasti pozitiv është nga Rahoveci, është bërë e ditur nga Instituti.
Numri i të shëruarve ka arritur në 769, ndërsa numri i të infektuarve në 989. Në Kosovë deri më tani janë shënuar 29 raste të vdekjes të personave që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.