Kosova ka regjistruar një rast pozitiv me COVID-19 të shtunën, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive në tërë Kosovës është dy.
Vaksinimi kundër COVID-19 po vazhdon. Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 16 persona.