Presidenti Hashim Thaçi, ka pasur disa probleme shëndetësore. Ai ishte shtrirë në Klinikën e Urologjisë ku ka marrë trajtimin e duhur për shkak të problemeve që ka pasur nga gurët në veshke.
E pas këtij lajmi, një qytetar ka shprehur gatishmërinë e tij që presidenti Thaçi t’ia dhurojë veshkën.
“Sot dëgjova se presidenti ka shkuar në QKUK për kontroll në veshke si rezultar ka pasur gurë, por në qoftë se veshkën e ka të dëmtuar, unë vullnetarisht ja dedikoj këtij njeriu që meriton t’ia jap pa pikë dyshimi. Të unë e ka rezervën kur të ketë nevojë, dhashtë Zoti kalon pa problem”, ka shkruar Besim Rexhepi në profilin e tij në Facebook.