Një polic pozitiv me koronavirus, sot testohen edhe 20 të tjerë në Prizren

Në Prizren 20 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës do t’u merren mostrat për COVID-19, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizren Shaban Osmanollaj.

Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme gjithashtu do të merren edhe 20 mostra të tjera.

Pjesëtarët e Policisë ë Kosovës në Prizren po testohen dy ditë pasi një familje 8 anëtarëshe në Prizren doli pozitive në testet për COVID-19. Njëri prej anëtarëve të kësaj familje është pjesëtarë i policisë.