Një zyrtar policor i Policisë së Kosovës është infektuar me virusin COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. Ai tha se zyrtari policor nuk ka pasur ndonjë kontakt me zyrtarët e tjerë policor, pasi që i njëjti ka qenë në pushim mjekësor, për shkak të problemeve të tjera shëndetësore.
Zyrtari policor është nga Malisheva.
Deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 90 persona, ndërsa një ka vdekur.