Një gyp që furnizon me ujë një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë është dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Deri te kjo ka ardhur pas punimeve të zhvilluara në një zonë ndërtimi
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka thënë se punëkryesi ka leje për ndërtim, ndërkaq që ata të martën do të ndërhyjnë për ta sanuar dëmin e shkaktuar.
Po ashtu edhe Sokol Xhafa nga Ujësjellësi “Prishtina”, ka thënë për Klan Kosova se për ka qenë e pamundur që të intervenohej për shkak të temperaturave të ulëta.