Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se deri në 90 minuta janë pritjet në Merdar për të dalë nga Kosova, derisa kolona e automjeteve që po presin është deri në 900 metra. Pritje nuk ka edhe për të hyrë në Kosovë.
Pikë tjetër e ngarkuar është edhe Dheu i Bardhë. Kolona deri në 250 metra për të dalë nga Kosova po shkakton pritje deri në 40 minuta.
Në pikat tjera kufitare, pritja është deri në pesë minuta.
