Të dielën më 9 maj ka ndodhur një aksident tragjik ku mbetën të vdekur dy fëmijë.
Rasti ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime, konkretisht në fshatin Carralevë të Shtimës.
Sot Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me inicialet V.M.
Ai derisa ishte duke drejtuar automjetin e tipit “Volkswagen Golf 1.9 TDI”, nga pakujdesia, ka rrezikuar jetën e njerëzve, duke veprua në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, kushteve në rrugë, ashtu që me të hyrë në kthesë në anë e majtë të drejtimit të lëvizjes, frenon, automjeti bartet dhe kalon në anën e kundërt të anës së majtë të rrugës dhe i godet fëmijët tani të ndjerët L.Rr. dhe D.B., të cilët ishin jashtë rrugës, i pandehuri rrokulliset me automjet dhe bie në lumë, të ndjerët për shkak të lëndimeve dërgohen në QKUK-Prishtinë, ku më 09.05.2021 është konstatuar vdekja e tyre, njofton Gjykata Themelore e Ferizajt.
Bazuar në peshën e vepres penale, Gjykata vlerëson se janë krijuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit.
“Gjykata vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me KPPRK-në, duke vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer kjo vepër penale, ku viktima janë dy fëmije të moshës tejet te re. Po ashtu gjykata ka vlerësuar edhe rrezikshmërinë shoqërore të kësaj vepre penale, e cila është në rritje enorme, mënyrën e kryerjes, pasi që dëmi i shkaktuar është me pasoja vdekje për jetën e dy fëmijëve tani të ndjerë, andaj ekziston rreziku real dhe potencial, se po që se i njëjti të gjendet në liri, mund të pengojërrjedhën e procedurës penale”.