30 ditë masë paraburgimi i janë dhënë mësimdhënësit V.S, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale sulm seksual, ndaj një nxënëseje në Deçan.
Rasti është duke u trajtuar nga Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë, transmeton klankosova.tv.
”Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale që i vihen në barrë si dhe faktin se në këtë çështje pritet të dëgjohen dëshmitarët dhe të dëmtuarit, rrethana këto që dëshmojnë se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përsërisë vepra të njëjta apo të ngjashme penale apo mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të dëmtuar. Andaj, mbi bazën e të lartcekurave, e me qëllim të zhvillimit të procedurës në mënyrë të drejtë dhe zbardhjes së plotë të gjendjes faktike, gjykata erdhi në përfundim se masa e paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës dhe se masat e tjera nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe mbarëvajtjen e kësaj çështje penale”.