Bedri Sadiku nga qyteti i Vushtrrisë, ka bërë një zgjedhje të veçantë për të ruajtur dhe kujtuar veturën e tij të dashur, një Moskvich.
Për shkak të aventurave dhe dashurisë që ka për të, ai ka ndërtuar një lokacion në parcelën e tokës së tij, ku e ka vendosur veturën lartë “në qiell” rreth katër metra.
Debati për të brendshmet në BBVA, shikuesit dyshojnë se Juli dhe Egla po aktrojnë duke …
Për Telegrafin, Sadiku rrëfen se veturën e kishte marrë nga daja i tij, gjatë viteve të 90’ta, kur edhe ishte duke u përballur me sfida financiare.
Ai kishte nisur rrugëtimin e tij për të punuar me derivate, e për të vazhduar më pas edhe duke ndihmuar qytetarët të dalin në vende të Evropës.
“Veturën e kam si një thesar të veçantë. Është një pjesë e jetës sime dhe bart shumë kujtime”, rrëfen ai.
Ndërsa flet për momente të rrezikshme dhe të vështira, ai tregon se si kjo veturë e veçantë ka qenë mjeti më i besueshëm për të.
“Kam bartur mbi 1000 litra naftë me të, asnjëherë nuk kam pasur telashe me të. Asnjë veturë nuk më ka mbushur me energji si ky,” thotë ai, derisa shton “kjo veturë ka ra, por unë kam përjetuar jetën time në Prishtinë.”
Në fund të rrëfimit, ai shpalos kujtime nga udhëtimet e tij në Maqedoni të Veriut dhe thekson rëndësinë e lidhjeve dhe aventurave që ka përjetuar me veturën e tij, për të cilën thotë se nuk do ta ndërronte me asnjë tjetër.