Mitrovica konfirmoi dje 10 raste me Coronavirus. Një prej tyre, është mjek i QKMF’së.
Rastin e ka konfirmuar Burim Pllana, kryeshef i QKMF’së. Ai tha se se mjeku doli dje pozitiv.
“Po, dje ka rezultuar një mjek pozitiv. Ai është izoluar”, ka thënë Pllana.
Duhet theksuar se IKSHPK’ja ka rekomanduar që të mbyllen institucionet ku ka raste pozitive.