Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në fshatin Gradicë të Drenasit.
Siç njofton Policia e Kosovës, vrasja dhe plagosja me armë zjarri ka ndodhur në një pyll të këtij fshati.
“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje”, ka njoftuar Policia.