Një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Baks të Skenderajt të shtunën në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për Mitrovicën e Jugut, Fexhrije Pllana, ka bërë të ditur se dy të plagosurit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nuk dihen motivet e ngjarjes.
“Sot me datën 23.07.2022, rreth orës 19:04 është raportuar për një mosmarrëveshje në fshatin Baks-Skenderaj, ku kemi tre të plagosur. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Pllana për KOHËN.