Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, të martën në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur te vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit”.
“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtura “Fusha Pajtimit”, përballë varrezave të dëshmorëve, dy persona të moshës madhore kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj e me pas është transportuar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshme mjekësor”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, ekipet e policisë po e hetojnë rastin, derisa nuk ka dhënë detaje se si ka ardhur deri te gjuajtja me armë zjarri.