8:33 | 8 Tetor 2020
Ilustrim
Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur me 6 tetor në autostradën “Arbën Xhaferi”
Siç njofton policia në raportin 24 orësh, aksidenti ka ndodhur mes tri automjeteve.
“Autostradë(NN) 06.10.2020-22:00. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurëse ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në IML për obduksion, ndërsa pesë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport.