Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në Veternik, si pasojë ka humbur jetën një person dhe katër tjerë janë lënduar.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Ferizaj kanë qenë të përfshira, tri automjete.
Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.