Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të enjten, se në 24 orët e fundit ka vdekur një person si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë regjistruar edhe 24 raste pozitive.
Rasti i vdekjes nga Komuna e Ferizajt dhe me këtë, numri i përgjithshëm nga fillimi i pandemisë është rritur në 2.242.
Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 2.460 mostrave të dyshimta për SARS CoV-2.
Me rastet e sotme, numri total është rritur në 107.336.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 102.107. Raste aktive janë 2.987.