Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një rast i vdekjes nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar po ashtu 103 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 2100 mostrave.
Për rastin e vdekjes bëhet fjalë për një 65-vjeçar nga Prizreni.
Ndërkohë rastet e reja pozitive janë nga komunat: Prishtinë 20 raste, Prizren 12 raste, Ferizaj 9 raste, Gjakovë 9 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Vushtrri 6 raste, Lipjan 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Malishevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Deçan 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 248 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 106.754 raste me koronavirus, ndërsa prej tyre 2218 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 98.787 persona, ndërsa janë 5749 raste aktive.