Një person ka vdekur dhe një është lënduar rëndë në një aksident trafiku në fshatin Radac të Pejёs.
Sipas njoftimit të policisë aksidenti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.
“Njё veturë me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i Bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy persona tё lënduar rёndё”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje thuhet se nё vendin e ngjarjёs kishin dalur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.