Një i vdekur dhe 930 raste të reja me COVID-19


Një person ka humbur betejën me COVID-19 të shtunën në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, u testuan 2.770 persona, prej të cilëve 930 rezultuan pozitivë.

Në këtë periudhë u shëruan 1.479 të infektuar.

Numri i rasteve aktive është 8.702.