Një i vdekur dhe 9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur dhe nëntë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, tetë persona janë shëruar, ndërkaq janë kryer 1575 teste.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.

Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.