Një person ka vdekur dhe 888 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit 38 raste të të shëruarve janë regjistruar sot, kurse janë bërë 6.086 testime.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës. Deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 3.489.