Një person ka vdekur dhe 842 të tjerë kanë rezultuan pozitivë me COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të martën. Viktima sipas raportimeve është një grua, 88-vjeçare.
Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit u shëruan 110 pacientë, ndërsa u kryen 2.059 mostra të dyshimta për Sars CoV-2.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 6.418.
