Një i vdekur dhe 81 raste të reja me koronavirus

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë njoftojnë se edhe 81 raste të reja pozitive me koronavirus janë regjistruar nga gjithsej 1,699 testime të kryera.