Një i vdekur dhe 7 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 1 person ka vdekur si pasojë e COVID-19, të shtunën në Kosovë.

Ndërkohë, nga testimi i 1,725 personave të dyshuar për koronavirus, vetëm 7 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shëruar 13 persona, ndërkohë që numri i rasteve active është 420.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2,560 persona. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në Kosovë janë administruar 1,594,449 doza të vaksinave, derisa të vaksinuar me dozën e dytë janë 749,432.