Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes si pasojë e COVID-19. Janë regjistruar edhe shtatë raste të reja nga 1.324 testime.
Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631. Në total numri i rasteve aktive është 380.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës. Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.