Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 52 raste të reja, nga testimi i 1,324 të dyshuarve për koronavirus.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 1,464.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar kundër COVID-19, 444 persona. Numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 816,909 ndërkaq me dozën e tretë dhe përforcuese është 97,984.
Numri i dozave të administruara deri më tani është 1,814,984.