Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes si pasojë e COVID-19.
Ndërkohë, janë regjistruar edhe 47 raste të reja, nga testimi i 3,482 të dyshuarve për koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i pacientëve të shëruar ditën e shtunë është 7, ndërkaq numri i rasteve aktive ka arritur në 492 në tërë Kosovën.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 931 persona. Numri i personave që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID është 783,074 derisa numri i dozave të administruara, që nga fillimi i vaksinimit në pranverë, është 1,674,509.