Një i vdekur dhe 3 raste të reja me COVID-19

Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën në Kosovë janë shënuar 3 raste pozitive me koronavirus.