Një vdekje nga COVID-19 është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në raportin e së mërkurës. Nga testimi i 1825 mostrave pozitive kanë rezultuar 299 shkruan Gazeta Stop..
Një vdekje nga COVID-19 është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin e së mërkurës. IKSHPK ka njoftuar se nga testimi i 1825 mostrave pozitive kanë rezultuar 299.
Me vdekjen e një personi 82-vjeçar, nga Prishtina, shifra e të vdekurve si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 1388.
Deri tash janë regjistruar 54 mijë e 560 raste pozitive. Sot janë shëruar 526 persona duke e çuar totalin e të shëruarve në 47 mijë e 605.
Janë edhe 5567 raste aktive.
Njoftimi i plotë:
526 TË SHËRUAR DHE 299 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (82 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 54.560 raste nga 201.918 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.388 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.605 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.567.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 94 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Suharekë 9 raste, Viti 9 raste, Deçan 7 raste, Obiliq 7 raste, Pejë 6 raste, Prizren 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Gjakovë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Drenas 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Novobërdë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!Respektoni distancën!