Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të premten, më 21 janar, janë regjistruar 2,943 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 11,563 mostrave.
Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 25.45 për qind.
Në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 317 persona janë shëruar derisa 12,396 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Sa i përket vaksinimit, autoritetet kanë administruar edhe 4,467 doza të reja të vaksinës kundër koronavirusit.
Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar799,939 persona apo reth 44 për qind.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.
Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.
Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.
Qeveria e Kosovës pritet të miratojë masa të reja për luftim të pandemisë së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit në këtë shtet.