Një person ka vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur të shtunën Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë, janë shënuar edhe 28 raste të reja, nga testimi i 928 të dyshuarve për koronavirus.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 në tërë Kosovën është 541.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 183 persona. Deri më tani, me dozë të dytë janë vaksinuar 821.061, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 100.558 persona.